E enjte, 09 Maj 2013 19:54

Fund janari
Ca tinguj Lolite
Mi shkule buzëve
dhe joshja ndezi oxhakun e fikur;
me duhmë pasioni
përzjeve thëngjijtë e platitur;
me echo llastimesh shqelmove janarin
dhe gota mbi pragun e vatrës u drodh;
buzët vure ku dje kisha pirë
dhe qelqin bosh shkërmoqe me duar.
Artikuj të tjerë...
- Mirela Sula: Të kërkosh fat në një ditë ters
- Anrila Spahia: Biografi dhe poezi nga Franz Werfel
- Arlinda Canaj: Perrija
- Ornela Musabelliu: Unë dhe Leela
- Jiddu Krishnamurti: Dashuria
- Poezi dhe biografi nga Zef Zorba
- Pak histori dhe ngjarje për Aleksandrin e Madh
- Harold Bloom: Poezia kundër dhunës
- Arlinda Guma: Poezi
- Dritan KIÇI: Një +355 për dy Shqipëri!
- Edlira Tonuzi (Macaj): "SAGA E GJARPRIT", një roman që po merr vëmendje në letërsinë shqiptare
- Anrila Spahia: Biografi dhe poezi nga Sarah Kirsch:
- Adolfo Bioy Casares (1914-1999): Letra mbi Emilian
- Silvina Ocampo: Klotilda Ifran
- Dritan KIÇI: Lindja e perëndisë sime
- Ymer Minxhozi: Vetmia gri
- Anila Shuka: Sofia e Shqipërisë
- Kamala Das: Epoka e Gurit
- Zija Çela: SOS, një buzëqeshje
- Tastiera Shqip falas nga Pasioni.net



Dikur pata lexuar një libër të vjetër, në të cilin një hanëme joshëse i çonte në vetëvrasje dashnorët e saj të njëpasnjëshëm. Ngjarjet zhvilloheshin së pari në Stamboll dhe atëherë m’u përhi si një qytet i mistershëm, ku mund të ndodhte çdo gjë. Pleqtë rrëfenin ngjarje nga më të çuditshmet për atë qytet. Në gojën e tyre ngjante si përrallë vetë historia e tij. Ishte Bizant, u bë Kostandinopojë. Pa thirrej edhe Roma e Re dhe Roma e Dytë. Mëpastaj e pushtoi Sulltani dhe e quajti Stamboll.
Gruaja, që kishte ardhur nga një vend i largët, nuk u entuziazmua shumë kur e pa liqenin. Shikonte rreth e rrotull vetes, thuajse kërkonte gjëkafshë të humbur dhe vetëm në të rrallë ia hidhte sytë ujit. Posa zbriti nga autobusi, aty në sheshin e qytetit, menjëherë u drejtua kah bregu i liqenit, gjithnjë duke i pyetur fëmijët. Herë-herë, u jepte ndonjë karamele ose sheqerkë të vogël dhe numri i tyre shtohej vazhdimisht.
Bijë e dashur,
Fshati i thellë malor, ku do të veroja për disa ditë, fundosej në një gropë plot livadhe, për mua përrallore, dhe rrethohej nga disa maja malesh të veshura dendësisht me pyje, veçse nga lindja, përmbi to, të thata, të frikshme, tragjike, pothuajse gjithmonë me re, lartoheshin Bjeshkët e Nemuna. Njeriu që m'i tregoi, e pikasi mahnitjen time dhe shtoi për to fjalën labirint, ndërkohë që mua po më sillej në kokë fjala mur i pakalueshëm. I sodita në dritë agu, ku nganjëherë qielli gdhinte krejt i kaltër, i sodita në orë të tjera të ditës, ku thuajse gjithmonë sulmoheshin nga retë, i sodita në pasdite, ku rrezet depërtuese mes reve tregonin plastikën e një skulpture madhështore, dhe u binda se fjala labirint qe më e sakta për to. Isha plot kureshtje ta dija se kush mund të ngjitej atje (përveç shqiponjave, arinjve, kapronjve), sepse emri Bjeshkë të Nemuna e ndizte fantazinë time.
Që nuk ishin zogj e mësova vonë, atëherë kur zbulova se për banesë kishin çatinë e shtëpisë sonë. Domethënë, familja jonë dhe e tyre mund të përdornin të njëjtën adresë. Po kush t’u shkruante atyre, vallë!? Ndërkohë që familja jonë i merrte disa kartolina çdo vit të ri, si dhe ndonjë lajmthirrje për gjyshen, që derisa të fliste me motrën në qytet, bëhej si me ethe. Por dhe ata fluturakë enigmatikë sikur kishin shkëmbime postare.
Si mund të fshihet pikëllimi? Nga ta fshehësh më parë? Kujtohesh që të qeshësh dhe ai nuk të shqitet nga vështrimi, nga cepat e buzëve, nga supet.