Kinematografi

Ilir Butka sulmon Ylli Pangon për TIF

Printo PDF

Dramarturgji - Kinematografi

Ilir ButkaFestivali do të vazhdojë jetën, pavarësisht dëshirës së Ministrit

Prej pesë ditësh është hapur edicioni I gjashtë "Tirana Internacional Film Festival". Ky është festivali i parë ndërkombëtar i kinemasë në Shqipëri, i cili nuk ka taksa për asnjë nga filmat me metrazh të shkurtër apo të gjatë. Programet ditore përmbajnë filma të shkurtër të të gjitha formave dhe kategorive; filma artistikë, dokumentarë, të animuar si dhe eksperimentalë. Por ky edicion është përballur me problemet e financimit. Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, nuk e ka financuar këtë eveniment, edhe pse projekti është fitues në TIFF-in. Por kjo ekziston vetëm në faqen zyrtare të Ministrisë si një projekt i fituar.

Lexo më tej...

Festivali Bob Tourtellotte: Sundance i Filmit zbulon filmat garues

Printo PDF

Dramarturgji - Kinematografi

http://tbn0.google.com/images?q=tbn:ZoqklUqr8sd7cM:http://weblogs.variety.com/photos/uncategorized/2008/01/19/sundanceegyptian.jpgFestivali i filmit Sundance, eventi kryesor i filmave amerikanë indipendentë, ditën e mërkurë zbuloi një listë filmash të një sërë kategorish me më shumë se 60 tituj që do të konkurrojnë për çmimet e edicionit të 25-të të festivalit në janar.
Festivali i mbështetur nga Instituti Sundance i filmografisë i Robert Redfordit vë në qendër të interesit mediatik, filmat me buxhet modest të realizuar jashtë sutdiove madhështore të Hollivudit.

Lexo më tej...

Kinemaja Shqiptare

Printo PDF

Dramarturgji - Kinematografi

Filmi hyri në Shqipëri në vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet Shkodër e Korçë. Sallat e para të kinemave si institucione publike u ngritën me iniciativë private pas Luftës I Botërore, në qytetet Vlorë, Korçë, Tiranë, Shkodër, Berat.
Filmat e parë u bënë nga të huajt; ata qenë kronika. Kronika e parë për ngjarje të lidhura me Shqipërinë është ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), që sanksionoi Alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë 30 vjetëve pas Shpalljes së Pavarësisë (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarë, nga shoqëri të huaja kinematografike të Europës apo SHBA, si dhe nga amatorë.

Lexo më tej...