Miri DHRAMI: Dhe ia mbatha nga shtëpia...

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 3
DobëtShkëlqyer 

Letërsi - Prozë

Miri DhramiQë nuk ishin zogj e mësova vonë, atëherë kur zbulova se për banesë kishin çatinë e shtëpisë sonë. Domethënë, familja jonë dhe e tyre mund të përdornin të njëjtën adresë. Po kush t’u shkruante atyre, vallë!? Ndërkohë që familja jonë i merrte disa kartolina çdo vit të ri, si dhe ndonjë lajmthirrje për gjyshen, që derisa të fliste me motrën në qytet, bëhej si me ethe. Por dhe ata fluturakë enigmatikë sikur kishin shkëmbime postare.
“E shikon, u erdhën kushërinjtë për vizitë”, shpotiti im atë një buzëmbrëmje, kur lakuriqtë e natës nisën të dilnin të dyfishuar nga skutat e tjegullave. “Duket se edhe ata marrin e dërgojnë letra mes syresh”, vazhdoi ai, për t’u bërë më bindës rreth mbipopullimit të bashkëbanuesve, që flinin pikërisht sipër kokave tona.

Lexo më tej...

Sotiris DHIMITRIU: Damari i grykës

Printo PDF

Letërsi - Letërsi e huaj

http://tbn1.google.com/images?q=tbn:vfAFlQJllX4ufM:http://idata.over-blog.com/0/19/69/68/robert-aichinger.jpgSi mund të fshihet pikëllimi? Nga ta fshehësh më parë? Kujtohesh që të qeshësh dhe ai nuk të shqitet nga vështrimi, nga cepat e buzëve, nga supet.
Kur u njohën, iu përgjigj menjëherë, pa naze e mendime të tepërta. Përherë e mbajtur dhe e qeshur, përherë me kokën lart. Ishte për t’u admiruar mënyra sesi e fshihte plagën. Aty ku ndonjë tjetër do kishte ngritur duart lart, ajo jetonte pa të keq e madje nuk e humbiste buzëqeshjen. Kurse ai nuk ndiente dashuri, shkrirje shpirtërore.

Lexo më tej...

Mirela Sula: Të kërkosh fat në një ditë ters

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 7
DobëtShkëlqyer 

Letërsi - Poezi

Mirela SulaMirela Sula, një prej poeteve bashkëkohore shqiptare, këtë herë paraqitet në Pasioni.net me një poemë lirike të titulluar "Të kërkosh fat në një ditë ters".

 1.

I falem kësaj dite. Kapakët e syve m’i çel,
nën një dritë që s’di ta pres.
Urinë e mëngjesit, me dy gllënjka ujë e shuaj.
Çdo natë shpëtohem prej vetmisë,
që ende s’më ka ngrënë.
Ëndrrat e mia të tutës ia rrëfej orës sime të ligë.
Amanetet kam menduar t’i lë herët, po kujt t’ia them?
Çfarë do të më ndodhë nesër, kush mund ta dijë.

Lexo më tej...

Anrila Spahia: Biografi dhe poezi nga Franz Werfel

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 6
DobëtShkëlqyer 

Letërsi - Letërsi e huaj

Franz WerfelFranz Werfel (1890-1945) u lind në Pragë si djali i një industrialisti të pasur hebre më 1 shtator 1890. Pasi u shkollua si tregëtar, punoi Lektor në shtepinë botuese Kurt- Wolff, në Lajpcig. Ishte mik i Franc Kafkës dhe Maks Brodit. Nga 1915- 1917 ishte ushtar i Luftës së Parë Botërore. Martohet me Alma Mahler, të venë e kompozitorit Gustav Mahler, dhe jetoi në Vienë e Venedig, deri me 1938, vit kur edhe ai si shumë cifutë të tjerë duhet të emigronte. Fillimisht emigron në Paris, fshihet në Lourdes, dhe më 1940 largohet nga Spanja në New York. Jetoi në Amerikë  deri sa vdiq në vitin 1945.

Lexo më tej...

Arlinda Canaj: Perrija

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 3
DobëtShkëlqyer 

Letërsi - Prozë

Arlinda CanajTë gjithë shqyen sytë tek e panë të çapitej rrugës për nga Lagja e poshtme. Aq shpejt u hap lajmi sa të gjitha plakat korbëzeza dhe gratë u mblodhën togje togje me njëra tjetrën, si kurrë ndonjëherë në atë vend. E ndërsa dhe në përvjetorët më të rëndësishëm të heronjve popullorë gjallesa e këtij fshati grumbullohej në sheshin kryesore, pranë teqesë së Shehajve, këtë radhë barinjtë e rinj i lanë bagëtitë tatëpjetë shtigjeve dhe kapërcyen nëpër shkëmbinj për të ardhur shpejt e për tu bashkuar me turmat. Andej nga lagja e Rustajve dëgjohej një lebetitje fëmije e sapo zgjuar nga gjumi.  Dukej se nëna e tij vërdallisej me grarinë sa në një portë në tjetrën.
-Ishte gati dy metra, e bukur si perri,-sqaronte një plakë me zë të lartë duke ndukur faqet e rreshkura.

Lexo më tej...

Ornela Musabelliu: Unë dhe Leela

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 4
DobëtShkëlqyer 

Letërsi - Prozë

Ornela MusabelliuTrishtimi iu fanit si ëmbëlsira pas darke, i rëndë, jo i shëndetshëm dhe burim ëndrrash të këqija, por gjithsesi i ëmbël, si vetë ëmbëlsira. Asnjëherë nuk kish qenë e marrosur pas ëmbëlsirave, por pas trishtimit po; thua se ai ishte i vetmi burim energjie për të përballuar jetën. Edhe në çaste lumturie të thellë, sytë e saj ngjyrosnin trishtimin e ëmbël. Herë-herë këtë gjë e konsideronte si hajmali kundër syrit të keq, kundër prishjes së magjisë së çastit.
Ishte egoiste, e donte jetën mbi gjithçka dhe për vete, por kjo ndjenjë nuk i tingëllonte aspak e çuditshme, edhe kur mendonte se mbështillej nga një tis infantilizmi. E në fund të fundit, botën e shihte dhe pranonte ndryshe, ndonëse në dukje ish e thjeshtë, më e thjeshtë se ajo që njerëzit e quanin normale. Ish gjithmonë një ëndërr e lënë përgjysmë, një mollë e kafshuar përgjysmë, një jetë e jetuar përgjysmë.

Lexo më tej...

Jiddu Krishnamurti: Dashuria

Printo PDF

Letërsi - Letërsi e huaj

Jiddu KrishnamurtiÇ’është dashuria? Fjala është falsifikuar dhe molepsur aq shumë, saqë nuk kam ndonjë dëshirë të madhe ta përdor.  Të gjithë flasin për dashurinë - çdo revistë e çdo gazetë, çdo misionar flet papushim për dashurinë. E dua vendin tim, e dua mbretin tim, e dua librin, e dua atë mal, e dua kënaqësinë, e dua gruan, e dua Zotin. Dashuria është një ide? Nëse po, mund të kultivohet, ushqehet, ledhatohet, urdhërohet me shkop, mund ta trajtojmë si të duam. Kur thoni se e duam Zotin, çdo të thotë? Do të thotë se doni një projeksion të imazhit tuaj, një projeksion të vetes suaj nën një farë mveshjeje respektueshmërie, varësisht prej asaj që e besoni si fisnike dhe të shenjtë. (...) Dashuria mund të jetë zgjidhja e fundme e të gjitha vështirësive, problemeve dhe mundimeve të njeriut. Pra, si do t’ia bëjmë për të zbuluar se ç’është dashuria?

Lexo më tej...

Poezi dhe biografi nga Zef Zorba

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 5
DobëtShkëlqyer 

Letërsi - Poezi

Zef ZorbaZef Zorba  u lind më 1920 në Kotorr të malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovës. Më 1943 i ndërpret studimet për arsye të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku fillon punën si nëpunës banke.
Në vitet 1945-1946 punësohet si regjisor në Shtëpinë e Kulturës së Shkodrës, ku vë në skenë mjaft pjesë dramatike me tingëllimë të qartë desidente, si “Juda Makabe“ e Fishtës, “Armiku i Popullit“ i Ibsenit, etj. ndoshta edhe për këtë arsye arrestohet më 1946 dhe burgoset dhe vuan dënimin nëpër kampet e punës dhe të “riedukimit“ deri në vitin 1951.

Lexo më tej...