Tradita e "virgjëreshave të betuara" në Shqipëri është duke u zhdukur
Kulturë -
Kulturë
Shkruar nga Elena Becatoros

Drene Markgjoni i kaloi 12 vjetët e jetës në një kamp pune të detyruar, duke u dënuar për përpjekjen e të fejuarit të saj për t’u larguar nga regjimi diktatorial i Shqipërisë. Ajo u betua se nuk do të vuante kurrë si në atë kohë për dikë tjetër, ndaj hoqi dorë nga seksi dhe martesa për pjesën tjetër të jetës së saj dhe e deklaroi veten burrë.
Kjo ishte gjashtë dekada më parë. Tani, 85-vjeçarja, me flokë të bardha të qethura shkurt, e veshur me një këmishë burrash në vija blu dhe pantallona të zeza, ajo përshëndet vizitorët me një shtrëngim dore burrëror. Mënyra sesi ajo ecën, gjestet e saja plot besim në vetvete, çdo gjë e saj është mashkullore.
Lexo më tej...