GAZMEND KRASNIQI: TË JETOSH BUZË KUFIRIT (Plava e Gucia)
Publicistikë -
Reportazh
LAST_UPDATED2
Shkruar nga Gazmend KRASNIQI

1.
Historia
Kohë më parë, një botues enciklopedist, më dha, për nevojat e punës së tij, një material me zërat Plavë e Guci, marrë nga enciklopedia elektronike Wikipedia. Ajo që shkruhej aty, nuk kishte asnjë lidhje me një imazh të fjetur në kujtesë për këto vende, prandaj nuk e mora përsipër përkthimin e atij materiali, duke pasur parasysh se ai do të servirej për publikun shqiptar.Duhej të kërkonim ndonjë burim tjetër informacioni, pasi ato vende lidheshin me një moment të njohur të historisë sonë: këtë e kishim të qartë të dy, prandaj nuk pat ndonjë kundërshtim. Konkretisht, për mua qe i pakuptueshëm fakti se këto dy vende mbizotëroheshin (me një përqindje të lartë mbi të tjerët) nga popullsia boshnjake, kur e dija fare mirë se Bosnja qe mjaft larg prej aty, kurse historia fliste vetëm për problemet me një vend që hapej aty gjeografikisht, Malin e Zi. Informacioni se dikur në Jugosllavi rëndom përdorej termi “kombësi myslimane”, nuk i sqaronte paqartësitë.
Lexo më tej...