Psikologji

Çështje të psikologjisë dhe zhvillimit të individit

Dhuna kundër burrave në familje

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 5
DobëtShkëlqyer 

Sociologji - Psikologji

cift ne grindjeShumë pak dihet rreth numrit aktual të burrave që përjetojnë aktualisht dhunë nga partneret e tyre. Në çdo 100 raste të dhunës në familje, rreth 40 janë raste të dhunës së grave kundër burrave. Në Shtetet e Bashkuara llogaritet se rreth 400 000 gra në vit abuzohen fizikisht nga partnerët. Kjo do te thotë se pak a shumë 300 deri 400 mijë burra trajtohen në mënyrë të dhunshme nga gratë e tyre gjithashtu.  

Pse dimë kaq pak rreth dhunës në familje dhe veçanërisht për dhunën kundër burrave?
Ka shumë arsye pse dimë kaq pak për dhunën kundër burrave në familje. Shkaku i parë është se burrat thuajse nuk raportojnë dhunën e pësuar në familje.

Lexo më tej...

Fëmijët dhe kafshët shtëpiake

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 5
DobëtShkëlqyer 

Sociologji - Psikologji

Duket se zënkat më të mëdha midis prindërve dhe fëmijëve, këto kohët e fundit, bëhen duke pasur në qendër një kafshë shtëpiake. Në përgjithësi, të gjithë fëmijët i kanë qejf qentë apo macet dhe do të dëshironin që ta kishin një të tillë në shtëpitë e tyre. Por shpesh hasin në kundërshtimin e prindërve, të cilët e shohin me frikë prezencën e një kafshe në shtëpi dhe për më tepër pranë fëmijëve të tyre.

Lexo më tej...

Njerëzit mësojnë në gjumë

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 2
DobëtShkëlqyer 

Sociologji - Psikologji

Dihet që gjumi është i nevojshëm për të mbijetuar. Mendohej se ai ishte vetëm një periudhë pushimi, por kohët e fundit dijetarët kanë parë një lidhje midis kujtesës dhe gjumit. Frojdi, që në 1897-n shkruante se nuk mendonte që ëndrrat ishin të pakuptimta, por ishin një mënyrë për të lëvruar përvojat e fituara. Në eksperimentet e fundit të bëra me njerëz është vërejtur se ato pjesë të trurit që kanë qenë në veprim gjatë ditës janë në veprim edhe gjatë natës. Edhe kur trupi pushon pjesa qendrore e trurit vazhdon të punojë pa ndërprerje ndonëse edhe pjesa ballore e trurit, ajo që ka të bëjë me vetëdijen, shkëputet.

Lexo më tej...

Antidepresivët e rrezikshëm për adoleshentet. Nxisin vetëvrasjen

Printo PDF

Sociologji - Psikologji

Grupi i medikamenteve me ndikim në sistemin nervor, antidepresivët janë cilësuar si të rrezikshëm për moshën e adoleshencës. Hulumtimi është realizuar pasi janë paraqitur rastet e para negative, që paraqiten si pasojë e kurimit me antidepresivë. Trajtimi është kryer tek pacientët e moshave të reja, sidomos moshave nën 18 vjeç. Nga përdorimi i antidepresivëve ka ardhur deri tek paraqitja e rasteve të përfunduara në vetëvrasje dhe është vërtetuar që efekti negativ ngërthen më shumë se sa efekti pozitiv i përdorimit të antidepresivëve. Pacienteve, sidomos adoleshenteve ju rekomandohet që të mos trajtohen me antidepresivë pa përshkrimin receptual të mjekut specialist përkatës.

Lexo më tej...

Mitomania

Printo PDF

Sociologji - Psikologji

Mitomania (Genjeshtrat qe shpesh i besojme)
Për te kuptuar genjeshtren patologjike, le të ndjekim rastet praktike te demonstrimit te saj:
Një grua e re me një fëmijë pohoi para policise se kishte qenë objekt agresioni nga disa arabe tek po udhetonte me një tren ne jug te Frances, vetëm pse ajo ishte hebre. Ajo u tha ne detaje se ata i kishin grisur rrobat, i kishin perplasur femijen dhe i kishin shënuar ne trup shenjat dhe simbolet naziste si dhe e kishin share duke i thënë "cifute e ndyre!". Kjo ngjarje bëri jehone te madhe dhe veçanërisht krijoi emocione ne publik gjer tek Presidenti i Republikës i cili kerkoi qe autoret e këtij krimi racist te denoheshin rëndë. Por nga procedimi i hetimit rezultoi se gruaja e kishte sajuar gjithë këtë histori. Ishte thjesht një mitomane.

Lexo më tej...