Eurocar.al - The best car rental in Albania 

Infarkti i miokardit, shkaqet që shkaktojnë rrezikun prej tij

Printo PDF
Vlerësimi i lexuesve: / 13
DobëtShkëlqyer 

Shëndetsi - Shëndetsia për të rritur

Infarkti i miokardit ëstë ndoshta sëmundja e parë në listën e sëmundjeve që paraqesin rrezikshmëri, si dhe mbart në vetvete të papritura të shumta. Shpesh dëgjohet që dikush vdiq papritur nga infarkti apo kaloi një situatë të rëndë e të rrezikshme nga kjo sëmundje.
Po çfarë është infarkti i miokardit?
Dihet që zemra furnizohet me gjak. Në kushte të caktuara, rrjedhja e gjakut nëpër enët koronare mund të ndërpritet në mënyrë të menjëhershme dhe kjo ndodh kur vaza e gjakut mbyllet dhe nuk lejon furnizimin e zonës përkatëse të muskulit të zemrës me gjak. Kjo zonë e muskulit të zemrës, që nuk ushqehet fillon të ketë ndryshime të thella metabolike dhe në qoftë se nuk rivendoset furnizimi me gjak brenda rreth 6 orësh, ndryshimet janë të parikthyeshme dhe muskuli i zemrës i kësaj zone vdes. Pikërisht, kjo është infarkti akut i miokardit. Për fat të mirë natyra nuk lë boshllëqe. Kështu, zona e vdekur e muskulit të zemrës, gradualisht zëvendësohet me një ind tjetër, i cili nuk është kontraktues si ai i mëparshmi, por thjesht zëvendëson zonën e dëmtuar. Në të ardhmen, zona e infraktuar nuk merr pjesë në kontraktimin e zemrës, duke hequr nga funksioni një pjesë të saj.
Cilët janë faktorët që ndikojnë në një infarkt miokardi?
Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë sëmundje, por natyrisht nuk duhet anashkaluar edhe predispozicioni gjenetik, i cili ka një rëndësi jo të vogël. Disa prej faktorëve të tjerë të rrezikut janë:
Hipertensioni arterial (HTA)
Është faktor madhor rreziku dhe më i shpeshti për zhvillimin e sëmundjes koronare. Personat me HTA kanë një risk 5 herë më të madh për zhvillimin e SKZ (sëmundjeve koronare të zemrës). Tek njerëzit mbi 45 vjeç, HTA është faktori kryesor rreziku për zhvillimin e infarktit akut të miokardit, megjithatë rreziku për zhvillimin e tij rritet me rritjen e presionit arterial në të gjithë grupmoshat. Përveç trashëgimisë, obeziteti, jeta sendetare, stresi, konsumi i shtuar i alkoolit dhe duhanit, yndyrnave dhe i kripës luajnë një rol të rëndësishëm në shkaktimin e HTA. Prandaj profilaksia për SKZ duhet të fillojë që në stadet e hershme.
Mosha
Rreziku për këtë sëmundje rritet për të dy sekset me rritjen e moshës. Më shumë se 75% e IAM ndodhin pas moshës 75 vjeçare. Megjitatë arteroskleroza nuk fillon menjëherë në moshat e vjetra. Simptomat e hershme të saj bëhen të dukshme që në stade shumë të hershme. Studimet kanë treguar që procesi sterosklerotik në aortë mund të bëhet i dukshëm që në moshën 3 vjeç. Kështu, vazat koronare fillojnë të përfshihen në këtë proces nga mosha 20 ose 30 vjeç, prandaj është e domosdoshme të parandalohet sëmundja që në stadet e hershme.
Gjinia
 Observimet në studimet epidemiologjike të tjera kanë treguar që femrat para menopauzës preken më pak se meshkujt nga SKZ. Kjo shpjegohet me rolin mbrojtës mbi zemrën të hormonit femëror, estrogjenit. Ky i fundit shkakton një rritje të HDL-kolesterolit dhe ulje të nivelit të LDL-kolesterolit. Vetëm 1 në 7 femra të moshës 45-64 vjeç kanë shenja të SKZ. Pas moshës 64 vjeçare frekuenca rritet 1 në 3.
Lipidet
Niveli i rritur i kolesterolit dhe acideve yndyrore të lirë është një faktorë tjetër rreziku për SKZ. Në përgjithësi, një pakësim në vlerat e kolesterolit total çon në një ulje 2-3% të rrezikut të zhvillimit të SKZ. Vlerat e HDL janë 10-20% më të larta tek femrat se tek meshkujt, e të gjitha moshave. Ato rriten nga ushtrimi fizik dhe ulen nga duhanik, mbipesha dhe diabeti.
Duhani
Është një faktor rreziku i fortë për zhvillimin e arteriosklerozës dhe SKZ. Ka një lidhje midis numrit të cigareve të pira, numrit të viteve të pirjes së duhanit dhe rrezikut të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare. Duhanxhinjtë e vjetër kanë një rrezik dy herë më të madh për zhvillimin e sëmundjes kardiovaskulare dhe tri herë më të madh për vdekjen kardiake të papritur. Efektet negative të duhanit mbi shëndetin janë: dëmtimi i endotelit, ndryshime negative të vlerave të lipideve në gjak, rritja e prirjes për trompozë, rritja e prirjes për ç’rregullime të rritmit të zemrës dhe ndikimi negativ mbi sëmundjet pulmonare. Por ndërprerja e duhanpirjes, pas një viti, shkakton pakësimin e rrezikut të sëmundjes, duke u bazuar me atë të një joduhanpirësi.
Numrin e ardhshëm do të shpjegojmë disa faktorë të tjerë që paraqesin rrezikshmëri në krijimin e sëmundjeve kardiovaskulare, siç janë: diabeti, dhjamëria, trashëgimia, mungesa e aktivitetit fizik (jeta sedentare), tipet e personalitetit dhe faktorët social.